Telenews

Gjendet kutia e zezë e avionit të Prigozhin, fillojnë hetimet

Hetuesit rusë kanë gjetur regjistruesin e fluturimit të kutisë së zezë nga avioni i shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili dyshohet të këtë vdekur në avionin që u rrëzua në Moskë.

Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e përplasjes do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre, shkruan “TheTelegraph”.

“Hetimi do të kontrollojë me kujdes të gjitha versionet e mundshme të asaj që ka ndodhur”, tha komiteti nëpërmjet një Telegrami.

Pavarësisht se janë rikuperuar si regjistruesit ashtu edhe trupat, mund të kalojë shumë kohë para se të dalin të dhënat e hetimit zyrtar.

Kutitë e zeza përmbajnë sasi të mëdha të të dhënave të fluturimit për t’u analizuar, si dhe regjistrime audio të kabinës.

Autoritetet ruse kanë përmendur nevojën për të pritur rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar vdekjen e Prigozhinit, por Vladimir Putin tashmë ka shprehur ngushëllimet e tij.

Kremlini ndërkaq ka mohuar përfshirjen në rastin e rrëzimit të aeroplanit.

 

Të ngajshme

Kryeziu reagon pas arrestimit të komisionerëve: Përveç prokurorisë, të gjendet një gjyqtar me integritet

KushtrimGuraj

Pak shpresë, por BE-ja pret që “komisioni të kontribuojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”

KushtrimGuraj

Operacion rekord në Prizren, Ibrahimi: Një nga më të mëdhatë që ka realizuar Policia

Valjeta Turkaj