Telenews

Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

Një ngjarje tronditëse është vërejtur nga një qytetar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Më 19 maj 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Butofci”, pranë deponisë së mbeturinave, një qytetar ka vërejtur një qese të zezë brenda së cilës dyshohej se ndodhej një foshnje e vdekur.

Sipas burimeve nga Prokuroria, në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.

Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë parë në vendin e ngjarjes, duke nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Shkaku se pse është sjellë foshnja në atë lokacion dhe identiteti i personit që e ka braktisur mbeten ende të paqarta.

 

Të ngajshme

Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës në 2024-ën, gjysma e popullsisë në mjerim

Valjeta Turkaj

IKSHPK ngre alarmin në Prishtinë, kërkon masa urgjente për largimin e mbeturinave

Valjeta Turkaj

Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

Valjeta Turkaj