Telenews

Gjendet një granatë dorë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9, sipas policisë e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident.

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 13.03.2024 – 21:34. Policia ka pranuar një informatë për gjetjen e një mjetit të pashpërthyer. Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Besnik Osmani: Banorët e lagjes te “Kastrati” treguan përkrahje dhe gatishmëri për fitoren më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë – procesi të mbyllet me drejtësi historike

KushtrimGuraj