Telenews

Gjendet një grua pa shenja jete te Ura e Fshajt në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në afërsi të Urës së Fshajt, në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka konfirmuar për Indeksonline se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas tij, viktima dyshohet të jetë një grua rreth moshës 50-vjeçare dhe se nga vëzhgimi fillestar nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj.

“Aktualisht nuk kemi më shumë informacione sesa ato që janë lëshuar në komunikatë, ngase ende nuk ka arritur mjekësia ligjore dhe deri atëherë ne nuk mund të ndërhyjmë më shumë. Njësitet e nevojshme janë në vendngjarje. Viktima, femër, dyshohet të jetë rreth 50 vjeç. Për aq sa vërehet sipërfaqësisht, nuk ka shenja dhune. Kemi kontrolluar listën e raportimeve për persona të zhdukur gjatë kësaj jave dhe nuk kemi ndonjë rast që i përshtatet. Megjithatë, pas ekzaminimit nga IML-ja dhe hetimeve nga sektori rajonal, me siguri do të kemi më shumë të dhëna. Për momentin nuk e kemi identitetin e viktimës”, ka thënë Graishta

Të ngajshme

Ferrari Luce arrin objektivin e shitjeve për vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit

Yllka Gashi

Ajvazi: Shqetësim serioz situata me të dhënat e bizneseve në faqen e ARBK-së

Yllka Gashi

Premtimi i çmendur i yllit të Barcelonës: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, do të bëj tatuazh fytyrën e Flickut

Yllka Gashi