Telenews

Gjendet një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Kaçanik, KFOR lëshon një paralajmërim

Një mjet i dyshuar shpërthyes, i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në lagjen Teneqja të Stagovës, në komunën e Kaçanikut.

Lajmin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se mjeti u gjet të shtunën.

Sipas tij, patrulla policore ka ndërmarrë menjëherë masa sigurie duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të KFOR-it.

Sipas një vlerësimi të bërë nga KFOR-i, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë brenda 72 orëve.

Ata kanë rekomanduar që deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, të bëhet sigurimi dhe trajtimi i mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Të ngajshme

Gjendet Alpi, qytetarët duartrokisin ekipet e kërkim-shpëtimit

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës 28 Prill

Erzana Fazliu

Kërkimi për fëmijën e humbur në Gjilan, angazhohen dronët dhe FSK-ja

Valjeta Turkaj