Telenews

Gjendet pa shenja jete në Prizren

Një 69-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar togeri në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. Bytyçi bëri të ditur se trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi shëndetësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte R.G., 69-vjeçar nga fshati Muhlan i Suharekës.

Të ngajshme

Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

Valjeta Turkaj

Rashiq thotë se preferon një koalicion LVV-LDK për formimin e Qeverisë

Erzana Fazliu

Vazhdon numërimi në 34 komuna, shfaqen telashe me internet në tre prej tyre

Erzana Fazliu