Telenews

Gjendet pa shenja jete një 45-vjeçar në Obiliq, Policia nis hetimet

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Obiliq, ku një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën ‘Hasan Prishtina’.

Sipas Policisë, viktima është burrë i moshës 45-vjeçare dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thanë nga Policia.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Ushtarë kroatë nisen për Kosovë, Millanoviq: Ruajeni paqen pa forcë, por duke e treguar potencialin e forcës

KushtrimGuraj

76 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

KushtrimGuraj

Osmani në adresimin vjetor flet për Dialogun dhe Asociacionin – ‘godet’ Lajçakun, i beson Amerikës

KushtrimGuraj