Telenews

Gjendet pa shenja jete një grua nga Gjermania në Liqenin e Jazhinces

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në Liqenin e Jazhinces në Shtërpcë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është zbuluar nga Klubi Alpinist “Gjilani”, i cili ka njoftuar policinë për trupin e një femre të pajetë në një zonë të thellë malore, rreth katër orë ecje në këmbë nga rruga kryesore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Hetuesit Rajonal, Forenzika, FSK-ja, dhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët pas një operacioni të ndërlikuar kanë arritur ta tërheqin trupin nga terreni i vështirë.

Burime nga ekipet e kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ajo ishte e veshur me pajisje alpiniste dhe e përgatitur për ecje në mal.

Të ngajshme

Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, prin Çeku

Valjeta Turkaj

Diamanti i pushtetit u shpëtua, por cilat bizhuteri të kurorës franceze kanë përfunduar në duart e grabitësve të Luvrit?

Valjeta Turkaj

Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje

Valjeta Turkaj