Një person ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:33, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën ku me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën mashkull kosovar, me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

