Është gjetur i vdekur një person në një shtëpi në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar, Sheremet Elezi zyrtar për media në Policinë e Gjakovës.
“Viktima, mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira. Personeli mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

