Telenews

Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit

Një person është zhdukur sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku për gjetjen e tij është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Lidhur me këtë operacion, shoqata po ashtu ka përdorur edhe dronë për të mbuluar më shumë terren dhe për të ndihmuar në kërkime.

Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur për Sinjalin se personi i zhdukur tashmë është gjetur.

“Po, është gjetur”, tha shkurt Maloku.

Paraprakisht edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Sinjalin se kërkimi ka përfunduar pasi është gjetur një veture, afër një mali në Gjilan.

Të ngajshme

Prenkaj: Presidentja po kërkon njohjen nga Vatikani (VIDEO)

Donat Hashani

WSJ: SHBA kap ngarkesën kineze të destinuar për Iranin

Donat Hashani

Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës, në liqenin e Mavrovës

Donat Hashani