Telenews

Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në një depo uji në Lezhë të Shqipërisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Zheje, Mamurras, të Shqipërisë ku është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi, rreth 60 vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, rreth orës 10:00, punonjësit e një depoje (pa ujë dhe aktualisht në ndërtim) kanë konstatuar trupin e pajetë të M. K.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

 

Hetimet e deritanishme sugjerojnë se shtetasi M. K. mund të ketë rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depoes.

Të ngajshme

Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër shtetas të huaj

Valjeta Turkaj

Katër të lënduar në Riad nga copëzat e raketës iraniane

Valjeta Turkaj

Fluturimet në rritje, janari nis me rekord udhëtarësh

Valjeta Turkaj