Telenews

Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas raportit më të fundit, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjete, por drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore.

Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë – Qafë e Prushit, Gjilan – Dheu i Bardhë dhe pika të tjera, rrugët janë të mbuluara me borë, por pa prani të akullit apo pengesave si rrëshqitje dheu.

Edhe në Mitrovicë – Jarinj, Pejë – Kullë, Podujevë – Merdar, Prizren – Vërmicë, qarkullimi mbetet i sigurt për automjetet pavarësisht borës.

Përditësimi i fundit nga autoritetet është bërë mëngjesin e sotëm, më 12 janar 2025, në orën 08:04.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të pajisen me zinxhirë, goma dimërore dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurt, sidomos në zonat me borë dhe kushte të tjera dimërore.

Të ngajshme

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj

Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh

Rrezarta Ramaj

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj