Telenews

Gjendja pas vërshimeve, flet drejtori për Shpëtim në Komunën e Pejës

Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve.

“Pas reshjeve intensive që i pati qyteti i Pejës, kemi pasë disa kanale që kanë dalë nga shtretërit e tyre. Në terren kanë dalë të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të operatorëve ekonomikë që janë në Komunën e Pejës, dhe të gjithë të tjerët jemi në terren”, deklaroi Gashi.

Ai theksoi se falë intervenimeve të shpejta, gjendja është stabilizuar dhe kanalet kanë rifituar shtratin e tyre natyral.

Dy vjet nga marrëveshja e Brukselit, zbatimi i saj s’duket në horizont

“Shiu është ndalur dhe kanalet kanë hyrë në vendin e vet”, shtoi Gashi, duke siguruar qytetarët se situata është menaxhuar me sukses.

Komuna e Pejës njofton se ekipet do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme, ndërkohë që qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm deri në normalizimin e plotë të kushteve.

Të ngajshme

G bani bën deklaratën e papritur për Gjestin

Erzana Fazliu

Lista e barnave vonohet, OFK: Mungesë transparence e pasoja tek qytetarët

Erzana Fazliu

Gjermania i bën thirrje Ukrainës të refuzojë propozimin për paqe të Donald Trump

Valjeta Turkaj