Telenews

Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani

Një familje pesë anëtarëshe nga Kosova u përfshi në një aksident të rëndë derisa po ktheheshin në Gjermani.

Pos kësaj familje, u lëndua edhe personi i gjashtë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën.

Kjo u konfirmua nga policia gjermane, teksa lidhur me ngjarjen e rëndë raportuan edhe mediat gjermane.

Ndërkaq, sot gazetari i Deutsche Welle-s Bahri Cani, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të familjes.

“Sot nga burime të informuara shumë mirë u informova se një fëmijë është akoma një gjendje më të rëndë, të tjerët janë, siç thuhet, në gjendje stabile. Ata janë duke u trajtuar nga mjekët në Zurich dhe në Gjermani. Në makinë kanë qenë prindërit të moshës rreth 30 vjeç dhe tre fëmijë – një tre vjeç dhe dy bebe”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it bëjnë trajnime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

KushtrimGuraj

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

KushtrimGuraj

Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantët e parregullt

KushtrimGuraj