Telenews

GJENERALI CKARK KA ARDHUR NË KOSOVË, MOMENTALISHT PO TAKOHET ME KURTIN DHE MEHAJN

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë.
Ai aktualisht është në takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.
Në ndërtesën e qeverisë bashkë me ministrin e Mbrojtjes ka hyrë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili më pas tha se nuk është pjesë e këtij takimi.
Për vizitën e ushtarakut amerikan në Prishtinë nuk ka pasë ndonjë njoftim paraprak.
Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj dhe kësisoj ndan eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.
 

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani