Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se FSK-ja e ka dërguar Isufin që të bëhet pjesë e zyrës së presidentes Osmani pas kërkesës së saj.
Osmani, duke i uruar mirëseardhje Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

