Telenews

Gjeneralmajori i KFOR-it merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë dhe Paqen në Prishtinë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar të Gruas, Paqes dhe Sigurisë, që u mbajt sot në Prishtinë me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Forumi, me temën “Kodi i Sigurisë për Gjeneratën tonë”, u fokusua në ndikimin e konflikteve tek gratë dhe fëmijët, duke theksuar rreziqet joproporcionale që ata përballojnë në zonat e prekura nga dhuna dhe pasiguria.

Prania e gjeneral Barduanit theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbrojtjen e popullatave të ndjeshme dhe për sigurimin e një ambienti të qëndrueshëm në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Të ngajshme

Nis takimi te Osmani për zgjedhjet lokale, shkojnë Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj, Kurti e çon Haxhiun

Valjeta Turkaj

Vrasja e Liridona Ademajt, prokurorja: Aktakuza me bazë të qëndrueshme dhe prova të mjaftueshme

Valjeta Turkaj

Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

Valjeta Turkaj