Telenews

Gjermani, papunësi e madhe, por edhe 686.000 vende të lira pune!

Në shtator është zvogëluar papunësia në krahasim me muajin gushti për 66.000 dhe tani 2,806.000 të papunë, por krahasuar me shtatorin e vitit 2023, papunësia është rritur për 179.000.

Papunësia në shtator ka rënë krahasuar me gushtin për vetëm 0,1 për qind dhe tani është rreth 6,0 për qind. Por krahasuar me vitin e kaluar papunësia është shumë më e madhe, tha Nahles.

Njëkohësisht Nahles bëri të ditur se në Gjermani ka rreth 696.000 vende të lira pune. Më së shumti mungojnë punëtorët e kualifikuar.

Papunësia më e madhe është në Bremen me 11,1 për qind dhe në Berlin me 9,8 për qind. Ndërsa papunësia më e vogël është në Bavari me vetëm 3,8 për qind.

Të ngajshme

Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën

Erzana Fazliu

Edi Rama uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

Erzana Fazliu

Shala: Kosova ka humbur rrugën diplomatike

Erzana Fazliu