Telenews

Gjermania arreston pesë të mitur, dyshohen për formimin e një grupi terrorist

Autoritetet gjermane arrestuan të mërkurën pesë adoleshentë të dyshuar për formimin e një grupi terrorist të ekstremit të djathtë dhe thanë se akuzat përfshinin tentativë vrasjeje dhe zjarrvënie të rëndë.

Arrestimet e fundit dhe tre arrestime të ngjashme të mëparshme, vijnë pas sulmeve me zjarrvënie në një qendër komunitare në shtetin lindor të Brandenburgut në tetor dhe në një strehë emigrantësh në Saksoni në janar, raporton Reuters.

Prokurorët federalë thanë se të dyshuarit ishin të mitur, të cilët formuan një grup që e quajti veten “vala e fundit e mbrojtjes” për të mbrojtur “kombin gjerman”.

Të ngajshme

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Valjeta Turkaj