Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot nga Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, kanë pranuar si donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materie të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro.
Sipas Maqedoncit, deri në fund të këtij viti pritet që që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrijë vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro.
“Shprehim mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.