Telenews

Gjermania riparon armët e dëmtuara në Ukrainë në Sllovaki

gjermania-riparon-armet-e-demtuara-ne-ukraine-ne-sllovaki

Armët gjermane të dëmtuara në luftën në Ukrainë do të riparohen në të ardhmen në Sllovaki, njoftoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Ne arritëm një marrëveshje dhe mund të fillojmë menjëherë,” u tha ministrja gazetarëve në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që gjithçka që është dorëzuar duhet të mirëmbahet dhe të ripërdoret edhe pas betejës.

Në veçanti, bëhet fjalë për obus-tanke 2000 dhe raketahedhës, shpjegoi Lambrecht.

Gjermania dhe Holanda i dorëzuan Ukrainës obusët Panzer si ndihmë ushtarake në luftën kundër Rusisë.

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Administrata Trump po punon për të zhvendosur 1 milion palestinezë në Libi

Donat Hashani

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj