Sonte finalizohet edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, një sezon që ka thyer çdo rekord shikueshmërie dhe ka mbajtur të gjithë shqiptarët përpara ekranit për javë me radhë.
Të gjithë banorët që kanë qenë pjesë e kësaj aventure do të përballen me fundin e një rrugëtimi të gjatë dhe plot emocione.
Në një bisedë me moderatorin Ledion Liço, banorët ndanë ndjesitë dhe reflektimet e tyre për javën finale dhe për eksperiencën që kanë kaluar brenda shtëpisë, raporton Telegrafi.