Telenews

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

gjesti-vazhdon-debatet-me-vserlon-ne-bbva,-preken-edhe-fizikisht-me-njeri-tjetrin-dhe-nuk-i-ndalin-ngacmimet

Debatet mes Gjestit dhe banorit të ri, Vserlos, duket se nuk po ndalen, duke krijuar një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi, Gjesti ka vazhduar ta ngacmojë me shaka Vserlosin, duke i thënë që ai nuk duhet të përpiqet të marrë vëmendjen e tij, pasi ajo i përket vetëm atij dhe tashmë është tepër vonë që Vserlos të marrë diçka.

Por përplasjet mes tyre nuk kanë mbetur vetëm në fjalë. Në disa momente, tensionet kanë kaluar edhe në prekje fizike.

Gjesti e ka tërhequr Vserlosin nga xhaketa, ndërsa ky i fundit, në një moment, ka shkuar ta përqafojë dhe ta fusë nën krahun e tij. Por Gjesti është shmangur menjëherë, duke reaguar me nervozizëm dhe duke thirrur: “Mos më prek!”.

Situata mes dy banorëve duket se po përshkallëzohet, me përballjet e tyre që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Mbetet për t’u parë nëse ky raport do të përfundojë në një përplasje edhe më të madhe, apo në një pajtim të papritur.

Të ngajshme

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e saj, shfaqet me veshje dhe aksesorë tradicionalë

Rrezarta Ramaj