Akoma pa u publikuar e plotë, kënga e re e Gjestit është bërë tashmë virale.
Mjaftoi vetëm një pjesë e shkurtër e “Veshu ndrequ” që të kthehej në një hit, veçanërisht në TikTok.
E fituesi i Big Brother VIP Albania 4 njoftoi se ky projekt do të lansohet me datë 30 maj (e premte).
“Veshu ndrequ 30/05”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë që ndau në Instagram.
Të shumta qenë reagimet e ndjekësve, fansat e të cilit mezi po presin, duke e quajtur ‘tjetër nivel’.
Gjesti nga ana tjetër pas Big Brother ka filluar menjëherë me koncerte nëpër vende të ndryshme.
Kjo ndryshe do të jetë kënga e tij e parë që do ta sjellë pas një izolimi prej disa muajsh, në Big Brother të Kosovës e Shqipërisë