Telenews

Gjetja e trupit të pajetë të fëmijës 4 vjeç, FSK: Dolëm në vendin e ngjarjes dje pasdite

Trupi i pajetë i një fëmije 4 vjeç u gjet sot në kanalin e Ibër Lepencit.

Forca e Sigurisë së Kosovës që u angazhua në këtë operacion, tha se ishin në kërkim të 4-vjeçarit që nga pasdita e djeshme.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjejë pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë. Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

“Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

“E qiti Glaukun, njeriun që se ka lanë kërkun”, Valon Syla thotë se VV po luan me afate

KushtrimGuraj

Glauk “konsensual” Konjufca merr “Jo” të madhe nga ish-opozita: për Kryetar të Kuvendit i kishte mbi 80 vota

KushtrimGuraj

PDK mban mbledhje të kryesisë, vendos nëse do ta votojë Konjufcën

Donat Hashani