Telenews

Gjiganti anglez po e përfundon marrëveshjen personale me Rayan Cherkin

Manchester City është shumë pranë arritjes së marrëveshjes personale me Rayan Cherki, sipas gazetarit Florian Plettenberg.

Mesfushori ofensivë i Lyonit shihet si një përforcim i rëndësishëm për kampionët e Anglisë, veçanërisht për Kupën e Botës për Klube.

Negociatat për pagën dhe kushtet personale janë pothuajse përfunduar, duke e afruar edhe më shumë lojtarin me kalimin në Ligën Premier.

Pengesa kryesore mbetet tarifa e transferimit mes Cityt dhe Lyonit, e cila vlerësohet të jetë nga 35 deri në 40 milionë euro.

Megjithatë, të dy klubet janë optimiste dhe besojnë se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Aktualisht, Cherki është i përqendruar në grumbullimin me ekipin kombëtar të Francës, ku pritet të bëjë debutimin.

City dëshiron ta mbyllë transferimin sa më parë, për ta integruar Cherkin në skuadër për sfidat ndërkombëtare që e presin.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj