Telenews

Gjiganti i Premierligës hyn në garë për Eriksenin

Manchester United ka hyrë në garë për ta transferuar Christian Eriksenin.
Përfaqësuesi danez është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata afatshkurtër me Brentfordin.
Dhe, mediat e huaja raportojnë se trajneri i ri i United, Erik ten Hag e ka bërë mesfushorin prioritet për ta transferuar në “Old Trafford” pasi konsideron se ish-futbollisti i Tottenhamit dhe i Interit do ta përbënte një dyshe fantastike në mesfushë së bashku me Frenkie de Jongun e Barcelonës, një tjetër objektiv i “Djajve të Kuq”.
Bisedimet me përfaqësuesit e danezit kanë nisur, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe Newcastle United dhe ish-klubi i tij, Tottenham Hotspur.
30 vjeçari shkëlqeu në fanellën e Brentfordit pasi iu rikthye futbollit pas sulmit kardiak që e pësoi në Euro 2020 verën e kaluar.
Klubi i deritashëm i tij i ka ofruar kontratë të re afatgjate, por mesfushori kreativ është i vendosur të luajë në një klub më të madh.
United ka nevojë për t’u përforcuar në mesfushë pas largimit të lojtarëve si Paul Pogba, Nemanja Matic e Juan Mata.

Të ngajshme

Kianoush Rostami i sjell Kosovës medaljen e nëntë në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

​“Fadil Vokrri” jashtë funksionit, Prishtina – Vushtrria luhet në Hajvali

Yllka Gashi

Peshëngritësi Rostami ia siguroi Kosovës medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare

Yllka Gashi