Telenews

Gjikla – humbja më e madhe për WNC

Dhjetori i vitit 2022 ishte i kobshëm për grupin revolucionar WNC dhe jo vetëm.

I gjithë komuniteti artistik mbeti në hije të errët me të marrë vesh lajmin për shkuarjen në amshim të artistit Arlind Gjikolli – Gjikla. Anëtari i WNC, Dardan Belegu, aktualisht drejtor në RTV Dukagjini i cili kishte një miqësi tejet të ngushtë me të ndjerin i cili ishte drejtor menaxhues i Telegrafit, thotë se më shumë se hip-hop, dyshen i lidhi puna e përbashkët, shoqëria e përjetshme dhe miqësia familjare.

“Historia me Arlindin (Gjiklen) neve na ka ndjekur tërë kohën. Edhe pse e kemi lënë muzikën në vitin 2005, na ka ndjekur ajo histori e punës, familjes, shoqërisë, kështu që e kemi humbur një njeri shumë të madh. Kështu që u pa edhe atë ditë kur ndodhi ajo humbja e tij, u pa edhe nga vet njerëzit, reagimet e tyre, mediat – derisa është pranuar letë ngushëllimi edhe prej vet Presidencës”, kujton Trakla.

Në periudhën e para-luftës, mes ritmeve tradiconale e atyre shumë pak moderne në sipërfaqe, një rrymë e re filloi të godiste skenën e muzikës vendore – një zhanër i cili sapo kishte zbarkuar në Kosovë.

Ata shiheshin si të rebeluar, me stil futuristik dhe zor të pranueshëm nga të vjetrit, por ndiqeshin me shumë interes nga të rinjtë e asaj kohe.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

KushtrimGuraj