Telenews

Gjilan: Arrestohet një person, dyshohet se gjuajti me armë në ajër, pas një konflikti për parking

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka njoftuar se ka pranuar informatë se i dyshuar kosovar L.F. (1992) pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu dyshohet se nga automjeti i tij ka hapur dritaren dhe shtënë një herë me armë në ajër dhe kanosur viktimën me fjalë.

“Patrulla Policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin nga i cili është konfiskuar një (1) revole të tipit Zoraki, (1) një karikator, (2) dy fishekë dhe (1) një gëzhojë si dëshmi për Gjykatën”, thuhet në njoftim.

I dyshuar pasi është shoqëruar në Stacion Policor Gjilan është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, transmeton Klankosova.tv.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe rasti do të procedohet ne Prokurorinë Themelore.

Të ngajshme

LDK: Zgjedhja e Presidentit vetëm përmes marrëveshjes politike, VV përgjegjëse për procesin

Blearta

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Blearta

Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Blearta