Telenews

Gjilani me fitore shumë të vlefshme ndaj Feronikelit 74

Gjilani është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Feronikelini ’74 me rezultat të ngushtë 2-1.

Gjilani kishte më shumë nga loja në pjesën e parë duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Edi Basa dhe Redon Ismaili krijuan raste të mira shënimi, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Në minutën e 36-të ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi Lapidar Lladrovci ndërhyu në zonë në Redon Ismailin, por përkundër rishikimit disa herë në VAR gjyqtari nuk akordoi penallti.

Megjithatë Gjilani gjeti golin e epërsisë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Super talenti gjilanas, Redon Ismaili asistoi për mrekulli te mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli i cili realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët të cilët në minutën e 56-të patën rast të artë shënimi, me Jakpup Berishën që goditi shtyllën.

Megjithatë tetë minuta më vonë, Gjilani gjeti edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Valmir Nafiu harkoi bukur në zonë derisa sulmuesi Milev realizoi gol të bukur me kokë për 2-0.

Krejt në fund të ndeshjes, Alban Shillova realizoi golin e vetëm mysafirët për rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këto tre pikë, Gjilani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 14 sosh, derisa Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë me 11 pikë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj