Telenews

GJILANI TRIUMFON ME GOLEADË NDAJ DRENICËS

Pas humbjes nga Ballkani, Gjilani është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi fitoi si vendase ndaj Drenicës.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 5:0, teksa golat e fitores për “Skifterat” u shënuan nga Shkëlzen Lushtaku (autogol), Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi dhe Gerhard Progni.
Gjilani pas kësaj fitore ka 52 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, kurse Drenica mbetet me 35 pikë në pozitën e gjashtë.

Të ngajshme

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive politike, shkak ngërçi

KushtrimGuraj

Zyrtare: Ansu Fati është i Monaco-s

KushtrimGuraj

Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

Valjeta Turkaj