Telenews

Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit në Ligën e Kampionëve

Sot do të hedhet shorti i fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.

Fazë kjo e cila vendos 16 klubet që kanë përfunduar jashtë top 8-shes, përballë njëra-tjetrës për të siguruar vendin në raundin e 1/8-tave.

Shorti i sotëm do të tregojë edhe përballjet eventuale për fazën tjetër.

Ekipet e shortuara (seeded) janë:
Real Madrid, Inter, Paris, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

Ndërsa ekipet jo të shortuara (unseeded):
Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

Sipas rregullores, skuadrat do të përballen bazuar në pozicionet e tyre në fazën e ligës, me ekipet e renditura më lart që do të luajnë, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve nga e njëjta federatë apo kundër kundërshtarëve të fazës së ligës.

Kujtojmë se shorti i play-offit në Ligën e Kampionëve, do të hidhet sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Të ngajshme

Del një emër i ri për të marr pozitën e trajnerit të Real Madridit

KushtrimGuraj

Një rregull pak i njohur i UEFA-s mund t’i kushtojë Chelseat një ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Trubin pas ndeshjes ndaj Real Madridit, tregon për situatën në vendlindjen e tij: S’ka rrymë, e as ujë!

Valjeta Turkaj