Telenews

Gjobitet KRU “Prishtina”, ja nga kush dhe pse

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, pasi këta të fundit nuk mbrojtën të dhënat personale të qytetarëve, gjë e kërkuar qysh para një muaji nga ky institucion.

Sipas njoftimit, KRU “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimet e ujit duke ekspozuar të dhënat e konsumatorëve.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi Shqipton Gjobë ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar“, thuhet në komunikatë.

„Agjencia për Informim dhe Privatësi si autoritet i pavarur për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar se K.R.U “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj K.R.U “Prishtina” Sh.A., për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“, thuhet më tej.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj