Telenews

Gjobitet më në fund personi që bezdisi Prishtinën me BMW-në e tij

Policia e Kosovës ka ndaluar të enjten shoferin e veturës së tipit “BMW”, Refki Hajzeri, që tash e disa javë po shqetëson banorët me vozitjen e tij dhe muzikën me zë të lartë.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet shoferi i “BMW” së gjelbër teksa gjobitet nga zyrtarët policorë.

Ndaj Hajzerit ka pasur ankesa të shumta për shkak të shqetësimit të banorëve të kryeqytetit, kryesisht të lagjes Mati.

Gjithashtu, në vazhdimësi janë publikuar video të veturës në fjalë, e cila endet rrugëve me muzikë me zë tejet të lartë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj