Telenews

Gjuajtje me armë pranë Gjykatës në Pejë, plagosen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjeve me armë afër Gjykatës Themelore në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin,” tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Pejës.

Të ngajshme

Arrestohet dhe suspendohet zyrtari policor i dyshuar për përfshirje në rast rrëmbimi në Prishtinë

KushtrimGuraj

Katër të ndaluar për një rast rrëmbimi në Veternik, mes tyre edhe një polic

KushtrimGuraj

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

Donat Hashani