Telenews

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku dy persona janë plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta.

“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë për Dukagjinin zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, teksa sipas konfirmimit personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit janë në kërkim, ndërkaq procesi hetues po realizohet në koordinim me prokurorin e Shtetit.

source

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj