Telenews

Gjuha arrogante e Bashës ndaj gazetares: Matoshi e quan “fashist të vocërr” – ka disa fjalë edhe për drejtorin e RTK-së

 

 

Analisti Halil Matoshi e ka quajtur “fashist të vocërr” të pushtetit deputetin e VV-së, Dimal Bashën, pas gjuhës arrogante e nxitëse të tij ndaj gazetares së RTK-së, Blera Foniqi-Kabashi.

Matoshi në reagim të tij, përmes një shkrimi në Facebook thotë se “sulmet verbale prej rrugaçi ndaj saj paraqesin dhunë enocionale, intimidim dhe mendësi fashiste, që shqiptarët kosovarë e kanë përjetu jo fort moti”.

Tutje, ai pohon se “heshtja mbytëse e politikanëve e sidomos e grave gazetare në RTK, dëshmon karakterin frikësues të regjimit”.

Matoshi përmend edhe drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvallën, për të cilin thotë se nuk pati kurajë me e marrë në mbrojtje gazetaren e mediumit ku është drejtor.

“Drejtori i RTKsë Rilind Gërvalla (i përfshimë dhe vet në raportin e RSF si militant i partisë në pushtet) bâni mirë që u ngritë mi egon tue kriju nji distancë me pushtetin, por ai nuk pati kurajë me e marrë në mbrojtje gazetaren e mediumit ku âsht drejtor.
Përdorimi si mbulesë e balans i stisun i nji statusi të tij ma të hershëm lundër nji deputeti të opozitës për me e paketu reagimin e tij, shpërfaqte frikën e tij p’ej milicisë së moralit të partisë në pushtet!?”, shkruan ai.

Sipas analistit Matoshi, edhe heshtja e presidentes Vjosa Osmani “dëshmon sy bote se ajo me burrin e saj kanë ndiku direkt që raportet e DASh, Freedom House dhe REPORTERS SANS FRONTIERES të jenë negative për Kosovën. Ky pushtet, po e njollos shtetin në majat e të cilit âsht ngjitë, tue u sjellë me egërsi”.

“Lekcioni i parë: Ndaleni këtë mendësi fashiste të ndjekjes së anmikut të brendshëm.
Ai âsht në kokat e pushtetit, përjashtë nuk ekziston!?”, përfundon ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i kishte cilësuar pyetjet e gazetares së RTK-së rreth çështjes së Asociacionit si diçka që do të ishte shqetësim vetëm i Televizionit Publikt të Serbisë dhe temë që s’duhej të ngrihej si shqetësim në RTK.

Gazetarja e RTK e ka cilësuar një gjuhë të tillë si fyerje për të duke i thënë deputetit të pushtetit, se Asociacioni s’është interes as i RTK e as i saj personal, por kërkesë e aleatëve në kuadër të procesit të dialogut.

Basha ka vazhduar me qasjen e tij arrogante ndaj gazetares së televizionit publik, duke i thënë se “pse po e bon temë apet a keni me e bo Asociacionin”, meqë ka folur njëherë për punën e marrëveshjes me Serbinë.

Kjo gjuhë dhe qasje e deputetit të pushtetit ndaj një gazetareje, vjen pikërisht në Ditën e Lirisë së Medias dhe ditës kur Kosova ka pranuar një prej vlerësimeve më negative nga Reporterët Pa Kufij, me një rënie prej 19 vendeve.

Të ngajshme

Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka rënë Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharakë

Hashani: Kurti është vetëm kryeministër i Mitrovicës së Veriut

LDK në Gjilan sot mban konferencë për media

Donat Hashani