Gjatë mbrëmjes së kaluar, i dyshuari Aco Martinoviq, ka vrarë 12 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë në Cetinje të Malit të Zi. Në fund, ai ia ka marr jetën edhe vetvetes.
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se krimi që ndodhi në Cetinje është një ngjarje që, në një mënyrë frikësuese, për fat të keq, konfirmon përsëri se shoqëria malazeze ndodhet në kushte të një krize të thellë dhe me siguri të rrezikuar për çdo qytetar, çdo fëmijë.
Në një mesazh në rrjetin social X, Gjukanoviq ka theksuar se “ndërkohë që drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë mbajtën konferenca të pasuksesshme për sulmuesin, vrasësi, praktikisht pas shpine të tyre, vazhdoi marshimin e përgjakshëm”.
Ai gjithashtu ka shtuar se, si shumë të tjerë, mori informacionin për atë që ndodhi në Cetinje nga mediat rajonale.
“Me sinqeritet ngushëlloj familjet e viktimave të krimit të paarsyeshëm që ndodhi mbrëmë në Cetinje dhe u shpreh ngushëllimet më të thella. Solidarizohemi me dhimbjen e qytetarëve dhe me të gjithë njerëzit me vullnet të mirë në Mal të Zi. Kjo është një tragjedi e madhe”, shtoi ish-presidenti malazez.
“Ngjarja që, në një mënyrë frikësuese, për fat të keq, konfirmon përsëri se shoqëria malazeze ndodhet në kushte të një krize të thellë dhe siguria e çdo qytetari, çdo fëmije është e rrezikuar”, tha ai.
Ndryshe, autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin.