Telenews

Gjykata cakton kaq vite burg ndaj dy të miturve për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu

 

 

Me 19 vite burgim janë dënuar dy të miturit e akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë në janar të këtij viti.

Njëri i mitur është dënuar me 10 vite burgim, kurse i mituri i dytë është dënuar me 9 vite burgim.

Verdikti është shpallur sot nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur.

18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, vdiq më 20 janar të këtij viti, gjashtë ditë pas plagëve që mori nga goditja me veturë e më pas me mjete të forta nga dy të akuzuarit në Podujevë.

Sipas raportit policor të rastit, ai fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në këtë raport gjithashtu thuhej se “njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë.”

Të ngajshme

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

Valjeta Turkaj

Flet regjisori Murat Vela Derman: Historia e Faton Hajrizit do të bëhet film që sfidon padrejtësinë

Valjeta Turkaj

A e quajti Rubin Prokurorinë si ”turp”?

Valjeta Turkaj