Telenews

Gjykata e dënon me 27 vite burgim ish-ushtarin e UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi është dënuar me 27 vjet burgim të hënën për vrasjen e B.V. në Gjilan në muajin shtator të vitit 2021.

Aktgjykimi është shpallur të hënën nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Gjilan.

LEXO EDHE:

Vdes një punëtor i KEK-ut

I akuzuari tjetër Afrim Ismajloviq është dënuar me 24 vjet burgim dhe Faton Osmani me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të ngritur më 30 shtator 2022, Jakupi dhe Ismajloviq akuzohen se më 12 shtator 2021, pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.V., nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafene.

Kurse, Faton Osmani ngarkohej për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit

KushtrimGuraj

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

KushtrimGuraj