Telenews

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranohet anëtare në Konferencën Evropiane

Në Takimin Përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK), organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar Anëtare me të drejta të plota e këtij forumi prestigjioz të gjykatave kushtetuese dhe supreme evropiane.

Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në KEGJK u parapri nga prezantimi i kërkesës për anëtarësim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, i cili në fjalimin e tij ndër të tha se, “synimi ynë nuk ka qenë kurrë të ndjekim një avantazh politik duke iu bashkuar KEGJK-së, por përkundrazi, të zëmë vendin e merituar në mesin e anëtarëve të një komuniteti që mbështet vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kontinentin evropian. Gjykata jonë është dëshmuar se është një gardiane e pasionuar e këtyre vlerave”.

 

Konferenca Evropiane e Gjykatave Kushtetuese (KEGJK) është themeluar në vitin 1972, me një anëtarësi prej 40 gjykatash kushtetuese dhe supreme të vendeve evropiane.

 

Të ngajshme

Gjykata lëshon urdhër që Albin Kurti të paraqitet të martën në Prokurorinë Speciale

Erzana Fazliu

Presidentja Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Erzana Fazliu

I jepet lamtumira e fundit fotoreporterit, Alban Bujari

Erzana Fazliu