Telenews

Gjykata Kushtetuese e shpall të papranueshme ankesën e Përparim Ramës për rregulloren e mbeturinave

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndaj rregullores për menaxhimin e mbeturinave, e miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja thekson se kjo rregullore është një akt nënligjor komunal dhe nuk hyn në kategorinë e ligjeve të Kuvendit të Kosovës apo akteve të Qeverisë, për të cilat gjykata ka kompetencë të shqyrtojë kushtetutshmërinë.

Megjithatë, Zyra Ligjore e Komunës, me autorizim të kryetarit Rama, që nga shkurti 2025 ka vendosur të mos e zbatojë rregulloren. Si rezultat, të hyrat nga faturat e mbeturinave i ka inkasuar vetë Komuna e Prishtinës, ndërsa shërbimin e grumbullimit të tyre ia ka besuar gjashtë kompanive private.

Nga ana tjetër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka vlerësuar rregulloren si të ligjshme, ndërsa Gjykata Supreme ka urdhëruar Komunën që t’i kthejë kompanisë publike “Pastrimi” të hyrat e mbledhura nga faturimi gjashtëmujor.

Ky vendim i Kushtetueses përforcon më tej pozitën e kompanisë “Pastrimi” në menaxhimin e mbeturinave, por njëkohësisht lë të hapur debatin politik dhe ligjor mbi mënyrën se si Komuna e Prishtinës po organizon këtë shërbim thelbësor për qytetarët.

Të ngajshme

Valjeta Turkaj

Pas pushimeve, Barbary Restaurant rikthehet nesër me shije dhe elegancë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Kushtetuesja s’duhet ta njohë asnjë pretendim që përdoret nga Lista Serbe – s’e njeh shtetin

Valjeta Turkaj