Dy të dyshuarit që u arrestuan si të dyshuar për rastin e rëndë që ndodhi në Pejë, ku u dhunua një vajzë nga Shqipëria, me probleme mendore. 23-vjeçarja, kanë dalë para Gjykatës. Ndaj tyre, është marrë vendimi për caktimin e masës së sigurisë pas kërkesës nga Prokuroria, raporton Gazeta Telenews.
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që të dyshuarit Shaban Berisha (babai ish-deputetit të Kuvendit nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha) dhe Ismet Gogaj të dërgohen në paraburgim.
Berisha dhe Gogaj dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.
Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është sekuestruar edhe vetura që dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për kryerjen e veprës penale.
Ndryshe, rasti i rëndë u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.
Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore u vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar se kush janë personat e dyshuar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.