Telenews

Gjykata merr vendim për grupin kriminal i dyshuar për shpëlarje të parave

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të dyshuarve që u kapën para disa ditësh me para false.

Ndaj Sherif Ajrullovksi, Ali Ajrullovski dhe Benjamin Ajrullovski – vëllezër nga Maqedonia e Veriut, si dhe ndaj Hajredin Dernjani, Setki Ramuka, Muhamet Krasniqi nga Hani i Elezit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ata po dyshohen për veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Falsifikimi i parasë dhe Shpëlarja e parave, nga neni 302 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.”

Gjyqtari i Procedurës Paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit.

“Të pandehurve B.A, SH.A, A.A, S.R, M.K dhe H.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 nën paragrafi 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, Falsifikimi i parasë dhe Shpërlarja e parave.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.” – njoftoi Gjykata.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë, por ende i papijshëm

KushtrimGuraj

Vdes Maxhun Alimehaj, i mbijetuari i pushkatimit nga forcat serbe

KushtrimGuraj

Osmani takohet me kryeministrin e Holandës – ja çka i tha

KushtrimGuraj