Telenews

Gjykata merr vendim, Vali Corleone për 30 ditë në institut psikiatrik

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit P.C, të cilën masë duhet të mbajë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit në këtë institut.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psiqike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që tek i njëjti përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij nxit frikë, duke e kanosur me fjalë të ndryshme dhe të njëjtin duke tentuar të largoj nga shtëpia, ashtu që hynë në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i kanos “i ki 24 orë me ma liru shpijën se dijë çka të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpia.”, thuhet në njoftimin për media. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës.
Ndryshe P.C, është i njohur për publikun si Vali Corleone, i cili shpesh herë ka qenë në kuadër të hetuesisë së organeve të rendit për vepra të ngjashme./Lajmi.net/

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani