Telenews

Gjykata merr vendimin e keq për Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta, do të qëndroj në qeli gjatë hetimeve që Prokuroria Posaçme po vijon të kryejë ndaj tij me dyshimet se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela, vlerësoi të lërë në fuqi masën e “Arrestit në burg” për të, që do të zbatohet në paraburgimin 313, në Kryeqytet.

Në fuqi la edhe masën e detyrimit për tu paraqitur ndaj Monika Kryemadhit dhe Ema Çokut, teksa zbuti qëndrimin e tij për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixhon, që për arsye shëndetësore, vlerësoi ta lironte po ashtu në detyrim për tu paraqitur.

Vendimi ishte i pritshëm për Monika Kryemadhin, e cila e quajti SPAK një vegël politike.

Monika Kryemadhi: Është qesharake, dhe po ta shikoni e gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Monika, Ilir Meta e tjera e tjera. Nuk kishim shpresë që mund të kishte ndryshim. Me thënë të drejtën sapo i thashë Genc Gjokutajt që ti je avokat jo serioz sepse duhej të kërkojë “arrest me burg” për mua dhe “detyrim paraqitje” për Ilir Metën sepse në 167 faqe janë veprat e mia, për të cilat akuzohet Ilir Meta, alufdohet.

Ndërkohë avokati i Ilir Metës, Genci Gjokutaj, tha se në dosjen e Prokurorisë nuk ka prova.

Genci Gjokutaj, avokat i Ilir Metës: Sigurisht ne bëmë mbrojtjen tonë. Ky është një vendim që ne e prisnim. Është një vendim politik, i marrë jashtë kësaj gjykate dhe ne do të ndjekim rrugën e ankimit. Unë nuk konfirmoj dot ato që ka thënë zonja Kryemadhi kështu që kjo nuk ka lidhje me çështjen. Prokurorët edhe sot nuk ishin unison. Njëri thoshte u bë pa problem ekzekutimi, tjetri thoshtë që mund të ketë probleme, mund ta djegim, të shikohet. Kjo nuk është gjuhë ligjore, megjithatë ne jemi të detyruar të mbledhim provat dhe të bëjmë kallëzimin përkatës.

Seanca gjyqësore nisi me tensione dhe tone kërcënuese nga Ilir Meta për 3 prokurorët e Posaçëm që e kanë atë të hetuarin kryesor, duke u drejtuar atyre me ofendime.

Pas një ndërprerje për disa orë, nga ora 13:30, deri në orën 17:30, Gjykata dëgjoi të dyja palët. SPAK që kërkoi miratimin e masave të sigurisë, argumentoi se ka prova që Ilir Meta ishte përfshirë në korrupsion për lidhjen e marrëveshjes së CEZ me DIA-n, duke favorizuar biznesmenin Kastriot Ismailaj.

Gjithashtu në bashkëpunim me Monika Kryemadhin, prokurorët e Posaçëm thonë se ata kanë ndikuar në lidhjen e një marrëveshje interkonjuksioni dhe kanë përfituar vlera monetare nga kompania që kanë favorizuar.

Dyshime për mosdeklarim të pasurisë janë ngritur edhe për një kontratë me vlerë afro 400 mije Dollarë për lobimet që bëheshin nga LSI, në kohën që drejtohej nga Meta. Ky i fundit dhe Monika Kryemadhi, mohuan akuzat në sallën e gjyqit.

Të ngajshme

Detaje nga sulmi terrorist në Turqi, ministri i Brendshëm tregon lajmin e keq

Donat Hashani

SBASHK-u vjen me ultimatum ndaj Qeverisë

Donat Hashani

Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Donat Hashani