Telenews

GJYKATA NË FERIZAJ CAKTON PARABURGIM NDAJ PERSONAVE QË DYSHOHET SE KEQPËRDOREN SEKSUALISHT 13-VJEÇAREN

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit prej 1 muaji ndaj dy personave me iniciale R.P. dhe B.P, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht një të mitur 13-vjeçare.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur trembëdhjetë (13) vjeçare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Tutje, bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimin e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.
“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj