Telenews

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar jep vendim lirues ndaj pjesëtarit të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes njofton opinionin publik se dje, më 16 nëntor 2026, në Gjykatën Crown Court në Norwich, në Mbretëri të Bashkuar, pjesëtari i FSK, Bali Hoxha është shpallur i pafajshëm.

Gjatë seancës, Prokuroria konfirmoi se nuk do të paraqiste prova kundër tij, ndërsa gjykata urdhëroi regjistrimin e vendimit lirues lidhur me akuzën për veprën penale të përdhunimit. Me këtë vendim, të gjitha procedurat gjyqësore ndaj tij kanë përfunduar.

Ministria e Mbrojtjes rithekson përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

28 vjeçari, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk në Angli, akuzohehej për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje derisa i njëjti po ndihmonte në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase.

Hoxha i ka mohuar akuzuat, ndërsa thuhet se sulmi i dyshuar ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis Rrugës Prince of Wales dhe Parkut Tregtar Riverside rreth orës 23:30 më 17 shtator

Të ngajshme

Paralajmërimet për erëra të forta të enjten në Prishtinë, Komuna apelon për kujdes

Rrezarta Ramaj

Shiroka Pula takon Grupin Punues për Apelin në Hagë, çka u diskutua?

Rrezarta Ramaj

A do të votohet nesër Ligji për Specialen? Flet Mergim Lushtaku

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…