Telenews

Gjykata në Slloveni ia rrëzon Martin Berishajt edhe në shkallë të dytë padinë

Rasti i hapur nga Martin Berishaj ndaj televizionit slloven Planet TV për shpifje është rrëzuar nga Gjykata e Lubjanës edhe në shkallë të dytë. Kështu njoftoi Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, i cili tha se rasti i ngritur nga Berishaj përfundoi edhe për së dyti pa efekt juridik.

Mirko Mayer madje iu drejtua edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pati thënë se pret që drejtësia të vihet në vend për Berishajn, duke i thënë se “tash t’u plotësua dëshira dhe drejtësia ka vendosur” se nuk ka shpfije.

“Dëgjoj se kryeministri i Kosovës @albinkurti ka bërë një deklaratë për Novica Mihajlo në Delo dhe ka shprehur shpresën se drejtësia do të vendoset në rastin e Berishaj kundër PlanetTV. Po ju njoftoj se i është plotësuar tashmë dëshira. 16.2. Çështja penale e Berishës u rrëzua nga gjykata e shkallës së dytë”, shkroi ai në Twitter.

Të ngajshme

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj

Eli Fara thyen heshtjen pas publikimit të videove intime: Jam e lënduar, por s’kam arsye të turpërohem

Rrezarta Ramaj